Sonte zhvillohet ndeshja e dytë finale mes Liqenit dhe Liburnit!
Sonte (e diel) do të zhvillohet finalja e dytë e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës.
Në finale janë Liqeni dhe Liburni, me skuadrën e Liqenit që shënoi fitore 8-3 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjakovë.
Ndeshja e sontme zhvillohet në Drenas dhe vendasit kanë një mundësi të mirë për t’u shpalluar kampion. Ndeshja nis në ora 20:00.
Kujtojmë se skuadra e parë që regjistron dy fitore, shpallet kampione.