Milot Rashica i Werder Bremenit thuhet se është një kandidat për t’iu bashkuar Bajyrnit të Mynihut.
“Sport 1” në Gjermani shkruan se 24-vjeçari mund të vijë në Mynih si një zëvendësues i Daglas Kostas. Rashica mund të largohet nga Verder pas rënies falë një klauzole daljeje për rreth 15 milionë euro dhe për këtë arsye do të ishte zgjidhja shumë më e lirë krahasuar me kandidatin e preferuar Hudson-Odoi.
Në çdo rast, fakti që trajneri i ri i bavarezëve, Julian Nagelsman, dëshironte ta kishte lojtarin sulmues që kur ishte te Lajpcig në të kaluarën flet në favor të marrëveshjes.
Në ditët e ardhshme Hasan Salihamixhiç pritet të takohet me lojtarin dhe shumë shpejtë për të diskutuar mbi kushtet e kontratës. Së shpejti mund të kemi një transferim historik për kosovarin, i cili mund të bëhet pjesë e një prej skuadrave më të mira në botë.