Vazhdon të sulmojë UEFA-n

Futboll

Vazhdon të sulmojë UEFA-n

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:34
Vazhdon të sulmojë UEFA-n

Andrea Anjeli vazhdon të sulmojë UEFA-n për mënyrën se si lufton Superligën dhe se ka monopolin mbi gjithçka në futbollin evropian. Kjo e ka kthyer atë në armikun kryesor të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili e ka sulmuar publikisht që nga momenti kur mori vesh se italiani ishte një nga liderët e këtij projekti.

Edhe dje, presidenti i UEFA-s ka bërë të qartë se tashmë mes tij dhe Anjelit është personale dhe në një intervistë per “SOFOOT”, ka bërë paralajmërimin e radhës.

“Mendoja se ishim miq, por më ka gënjyer në fytyrë, duke më bindur se nuk kishte asgjë për të cilën të shqetësohesha dhe në ditën e mëparshme kishte firmosur të gjitha dokumentet e nevojshme për të nisur turneun e ri. Nuk kam patur kurrë dyshime të mëdha, edhe për faktin se kur një person të hyn në zyrë duke të thënë ‘jo, jo, janë të gjitha broçkulla’, është e vështirë të mos i besosh.

Unë i ndaj personazhet kryesore në këtë iniciativë në tre kategori. Vendos të parin Anjelin, është personale. Për mua ky person nuk ekziston më”, tha Çeferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat