Simeone afër nënshkrimit të kontratës?

Futboll

Simeone afër nënshkrimit të kontratës?

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:57
Simeone afër nënshkrimit të kontratës?

Diego Simeone do të firmosë në ditët në vijim rinovimin e kontratës së tij me skuadrën e Atletiko Madrid, duke i dhënë fund zërave për një largim të mundshëm.

Titulli kampion i radhës i fituar nga madrilenët, i dyti nën drejtimin e argjentinasit, ka bindur klubin se çdo lloj sakrifice ekonomike vlen për të.

Kësisoj, pas negociatave mes palëve, është vendosur që të zgjatet marrëveshja që të përfundonte në vitin 2022, deri në qershorin e vitit 2024.

Akordi për të vazhduar marrëveshjen e nisur për herë të parë në 2011 ishte gjetur prej kohësh, por palët kishin vendosur që të pritej fundi i sezonit kur të gjithë ishin më të qetë, për të diskutuar çdo detaj, si sa u përket kushteve financiare, ashtu edhe planit sportiv.

Simeone ka bërë të qartë se dëshiron një tjetër sulmues për ekipin e tij dhe objektivi i argjentinasit është Lautaro Martinez. Në klubin spanjoll e shohin pak të vështirë pagesën e 70 milionë eurove për kartonin e tij, por duke parë se Simeone e cilëson pjesë të rëndësishme të një cikli që mund të nisë në të ardhmen, klubi është gati të plotësojë këtë kërkesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat