Ivan Gazidis, administratori i deleguar i Milanit, ka folur për Corriere dello Sport në lidhje me klubin kuqezi.
“Kam besuar te Maldini nga momenti i parë, sot është një drejtues sportiv i nivelit të lartë”, ka thënë Gazidis.
Për merkaton: “Tifozët janë të zgjuar dhe të vetëdijshëm, etapat e udhëtimit tonë nuk janë në errësirë. Objektivi ynë është të jemi ambiciozë, të përmirësojmë skuadrën duke ndjekur rrugën e duhur”, ka shtuar administratori i deleguar i kuqezinjve.
“Pa stabilitet, kthehet pasiguria. Me tifozët tanë po ndodh diçka speciale: prania e tyre poshtë Casa Milan dhe mbështetja e tyre ka qenë një sinjal i fortë. Ky bashkim është një shtysë e jashtëzakonshme”.