Arsenali në bisedime me Nevesin

Futboll

Arsenali në bisedime me Nevesin

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 12:27
Ruben Neves

Klubi anglez, Arsenal ka filluar bisedimet me mesfushorin e Wolverhampton, Ruben Neves.

Sipas “The Times”, Arsenal kanë filluar kontaktet me drejtuesit e Wolves për shërbimet e mesfushorit Neves.

“Gunners” po përpiqen të transferojnë disa ‘yje’ në ekip për sezonin e ardhshëm, e njëri prej tyre mund të jetë Neves, çmimi i të cilit llogaritet të jetë rreth 40 milionë euro.

24- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 36 paraqitje me fanellën e Wolverhampton në Premier League, duke realizuar pesë gola dhe një asist. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat