Pas 17 vitesh Aleks Kordaz mund të bashkohet përsëri me Interin.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka piketuar 38-vjeçarin si zëvendësues i Samir Handanoviç për sezonin e ri futbollistik.
Lëvizje e papritur kjo e zikaltërve duke patur portierë të rinj dhe cilësor si Ionut Radu dhe Filip Stankoviq.
Kujtojmë se Kordaz me Krotonen e cila ra në Serinë B ka pësuar 91 gola gjatë këtij sezoni që lamë pas.