Ajmerik Laport bëri debutimin me kombëtaren e Spanjës kundër Portugalisë.
Mbrojtësi me origjinë franceze thotë se historia e pajisjes së tij me pasaportë është shumë e gjatë, por ai është i lumtur që luan me Spanjën tani.
“Jam shumë i lumtur për debutimin. Gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet, por kemi ende për të punuar.
Skuadra ka lojtarë fantastikë dhe grupi është i shkëlqyer.
Pasaporta? Duhet të flas një ditë të tërë për këtë histori, por e rëndësishme është që unë jam këtu. Zëvendësimi? Kisha shumë kohë pa luajtur dhe kërkova zëvendësimin vetëm sepse kisha frikë dhe nuk doja të rrezikoja”, ka thënë Laporta.