Atalanta kërkon shifrën e frikshme për 23-vjeçarin!
45 milionë eurot që Manchester United do të donte të shpenzonte për të blerë Cristian Romero-n nga Atalanta nuk mjaftojnë për presidentin Percassi, i cili do të shpezojë “vetëm” 20 milionë euro për ta blerë përfundimisht lojtarin nga Juventus.
Numri një i bergamaskëve, në fakt, kërkon plot 60 milionë euro, një shifër e frikshme që do ta lejonte klubin italian të bënte një suficit të mjaftueshëm për të blerë edhe dy titullarë.
Lajmi është raportuar nga Tuttosport.