Kevin-Prince Boateng është i zhgënjyer që vëllai i tij, Jerome nuk u thirr nga Gjermania për kampionatin evropian.
EURO2020 do të fillojë edhe 5 ditë, megjithatë në listën e lojtarëve të grumbulluar tek kombëtarja e Gjermanisë nuk figuron emri i Jerome Boateng.
Për këtë është i zhgënjyer, Kevin Prince Boateng, i cili thotë se Jerome ishte mbrojtësi më i mirë në edicionin e kaluar.
“Trajneri, Low ka bërë vlerësimet e tij – megjithatë zgjedhja është e habitshme duke pasur parasysh se Jerome ishte mbrojtësi qendror më i qëndrueshëm i gjithë sezonit dhe për mua edhe më i miri”, tha Kevin për Bild.