Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi me anë të një postimi në Facebook ka ofruar një darkë për këdo që përgjigjet saktë në një pyetje të bërë nga ai.
Munishi pyeti ndjekësit e tij se sa futbollistë të Kosovës kanë punuar bashkë me ta.
Në grumbullimin për ndeshjet miqësore në Turqi, Challandes ka ftuar mjaft lojtarë të Superligës.
Ai ofroi darkë për këdo që ia qëllon saktë përgjigjes.
“Nuk pe di as vet sa lojtar që kemi punuar bashkë janë në Reprezentacionin e Kosovës .Kur po i shoh me të vërtet po më vjen mirë. Por kush ja qëllon sa janë sakt do ta hajmë një darkë të mirë bashkë. Unë biri yt Kosovë”, ka shkruar Munishi në postimin e tij.