Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, me nënshtetësi suedeze, është protagoniste e përmbysjes së madhe.
Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Sociedadit.
Deri në minutën e 70-të, Sociedadi ishte në epërsi me 0:2 por në 20 minutat e fundit ndodhi përmbysja e madhe.
Asllani ngushton rezultatin 1:2 në minutën e 70-të.
Ky është goli i 16-të i Asllanit dhe renditet në pozitën e tretë në listën e shënuesve në kampionatin spanjoll.
Golai realizuan për Realin Asllani (70'), Robles (81'), Martinez (84’) dhe për Sociedadin Sarriegi (13' e 48').
Reali renditet në vend të dytë me 70 pikë pas 32 jave apo ka 17 me pak se Barcelona dhe Sociedadi zë pozitën e katërt me 58 sosh. Asllani u zëvendësua në minutën e 90+3 dhe tregoi lojë shumë të mirë.