Kristiano Ronaldo nuk është paraqitur në reklamën për “Jeep Compass 4xe Plug-In Hybrid”.
Protagonistët e reklamës që u prezantua ditën e djeshme ishin: De Ligt, Dibala, Kielini dhe Kieza.
Mungesa bëri shumë zhurmë, por nuk është hera e parë që CR7 nuk paraqitet në një fushatë reklamuese Jeep. Në fakt, siç raportojnë mediat italiane, që në vitin 2018 portugezi nuk shfaqet në një nga reklamat e kolosit të automobilave.
Për këtë arsye, mungesa e 36-vjeçari nuk mund të shihet si një sinjal tjetër për largimin e shumëpërfolur nga Juventusi, por siç ndodh shpesh me 36- vjeçarin, mediat do të vijojnë të komentojnë çdo lëvizje të tij.