Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Diego Simeone pritet të rinovijë kontratën me Atletiko Madrid deri në 2024-ën.
Megjithatë, trajneri argjentinas nuk është i kënaqur dhe duket se i ka kërkuar klubit një përforcim me peshë për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave spanjolle, objektivi numër një i Simeone-s në merkato është Lautaro Martinez.
“Colchoneros” do të provojnë ta marrin, por nuk do të jetë një operacion i lehtë. Inter, në fakt, kërkon 70 milionë euro për shitjen e argjentinasit.