Kombëtarja e Holandës e demolon me rezultat 3:0 Gjeorgjinë, në sfidën miqësore që u zhvillua në stadiumin “De Grolsch Veste” në Enschede.
Gjeorgjia nuk kishte forcë që ta ndalte sulmin e furishëm të “Tulipanëve”.
Golat i shënuan futbollistët Depay (10'), Weghorst (55'), Gravenberch (76').
Holandezët janë në formë të mirë dhe në bazë të lojës fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë.