Anglia ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Rumanisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Riverside” në Middlesbrough.
Autor i golit është Marcus Rashford.
Në minutën e 68-të, Rashford nga penalltia shënoi golin e fitores.
Në minutën 78-të, Henderson dështon nga penalltia, për të thelluar fitoren e anglezëve. Henderson gjuan nga pika e bardhë por portieri Nita e ka pritur për mrekulli dhe evitoi humbjen më të thellë.
Duket se anglezët janë mirë të përgatitur për Kampionatin Evropan 2020.