Mërgim Berisha me Kombëtaren e Gjermanisë U-21, fitojnë titullin e kampionit të Evropës.
Gjermanët shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër Portugalisë U-21, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë.
Në minutën e 49-të, Lukas Nmecha shënon për fitoren e gjermaneve.
Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Kosova, Berisha, u paraqit 68 minuta dhe është pjesë e këtij suksesit të Gjermanisë. Për Gjermaninë U-21 është titulli i tretë.