Nënkampioni i botës, Kroacia, mposhtet në Bruksel me rezultat 1:0 nga Belgjika.
Miqësore që iu shërbeu të dyja kombëtareve për të pa formën e tyre në prag të Kampionatit Evropian.
Belgët triumfuan me rezultat 1:0 duke iu falënderuar golit të sulmuesit Romelu Lukaku, i cili realizoi në minutën e 38-të.
Futbollistët dhanë maksimumin dhe konfirmuan formën e tyre për ngjarjen më të madhe që do të fillojë me 11 qershor.