​Sërish në Premierlgë, Barça e gjen alternativën e Wijnaldum

Futboll

​Sërish në Premierlgë, Barça e gjen alternativën e Wijnaldum

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 10:43
Gigi Wijnaldum

Ishte raportuar për ditë me radhë se mesfushori i Liverpoolit Gigi Wijnaldum do të bashkohet me Barcelonën si lojtar i lirë por situata ka marrë kahje tjetër në ditët e fundit.

Mesfushori holandez ka pranuar një ofertë shumë më të mirë nga gjiganti francez Paris -Saint – Germain e cila duket e parefuzueshme dhe për të cilën Barcelona nuk ka paraqitur një kundër ofertë.

Por, klubi katalanas nuk po qëndron duarkryq dhe tashme ka filluar të kërkojë një alternativë për Wijnaldum dhe sipas gazetës spanjolle “Marca” emri i shënuar në fletoret e drejtuesve të Barçës është Fernandinho i Manchester Cityt.

Gjithsesi nuk dihet se si mund të zhvillohet ky operacion për shkak se raportohet që Fernandinho ka shprehur gatishmëri për ta vazhduar kontratën me ekipin e trajnerit Pep Guardiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat