Vazhdon tradita “milionere” dhe aspak në lidhje me nevojat e popullit dhe tifozëve. Ndoshta, thjesht protestat ndaj Super League ishin një shkëndijë sepse askush nuk sheh interesat e tifozëve por ato të tyret, personale..
Kështu, pikërisht Tebas që iu vërsul Perez, ka zgjedhur: Superkupa e Spanjës do vazhdojë të luhet në Arabinë Saudite.
Drejtuesit e futbollit iberik kanë rinovuar kontratën me autoritetet arabe.
Në marrëveshjen e re është përcaktuar që të zhvillohet miniturneu me katër skuadra në Arabi deri në vitin 2029.
RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) do të përfitojë 30 milion euro në vit nga akordi i ri i arritur me vendin organizator.