Barcelona ka përgatitur kontratë të re për sulmuesin Memphis Depay.
Holandezi është agjent i lirë pasi i skadoi kontrata me Lyon dhe është i lidhur me kalimin te katalunasit.
Georginio Wijnaldum kishte marrëveshje verbale me Barcelonën, por ndryshoi mendje duke iu bashkuar PSG-së, pasi kjo e fundit i ofroi më shumë se dyfishin e pagës që ofruan katalunasit.
Për këtë arsye, Barcelona i ka ofruar mesfushorit kontratë të re për ta kompletuar transferimin sa më parë.
Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Ky i fundit zbuloi se Barcelona i ka ofruar kontratë trevjeçare.