Përparim Islami i njohur si RRUKI është afrimi i parë i Dritës për këtë vit.
Njëri prej mbrojtësve më të mirë i krahut të djathtë mes shumë ofertash ka zgjedhur klubin nga Gjilani.
Islami do të jetë pjesë e Dritës për dy vitet e ardhshme dhe do të jetë një forcë shtesë në kampionat dhe në garat europiane të cilat do të zhvillohen në muajin korrik!
Islami në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli.