Skuadra e Arbërisë nuk arriti të mbijetoi në Superligë këtë sezon por nga ekipi i saj dolën disa talentë.
Njëri nga ta është Qlirim Avdulli që në anën individuale pati një sezon të shkëlqyer.
Në një prononcim, Avdulli foli për të ardhmen e tij dhe ofertat që ka.

“Unë nuk jam më pjesë e Arbërisë. Kam oferta nga klubet e Kosovës dhe Superiorja”, u shprehë ai fillimisht.
Tutje, ai tregoi se ka interesim edhe nga klubet evropiane.
“Kanë shprehur interesim nga Turqia, Ukraina dhe Gjermania”, tha Avdulli.
Qlirim Avdulli ishte asistuesi më i mirë i Arbërisë këtë sezon. Ai e mbylli sezonin me 6 asistime.