Pogba nuk harron të kaluarën: Akoma nuk e kam gëlltitur atë moment…

Futboll

Pogba nuk harron të kaluarën: Akoma nuk e kam gëlltitur atë moment…

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 20:08
Paul Pogba

“Nuk e kam gëlltitur akoma 2016-ën”.

Paul Pgba është kthyer të flasë për finalen e humbur pesë vite më parë kundër Portugalisë.

“Është e vërtetë se kemi fituar Kupën e Botës, dhe kjo është një gjë e mirë, por ne nuk jemi në Euro 2020 vetëm për të marrë pjesë”, ka thënë Pogba në një intervistë të dhënë për Telefoot.

“Duam ta fitojmë këtë Europian, por duhet të jemi të motivuar në maksimum për ta bërë. Nuk duhet të na pëlqejë shumë vetja”, ka paralajmëruar francezi.

Në lidhje me kthimin e Benzema në kombëtare:

“Jemi përmirësuar, jemi bërë më të fortë. Sigurisht, Karim është një armë më shumë, një armë e madhe për ne. Ishte prej shumë kohësh që nuk luanim bashkë, por është sikur të mos ishte larguar kurrë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat