Kombëtarja e Spanjës ka testuar të gjithë lojtarët pasi mesfushori Sergio Busquets doli pozitiv me COVID-19.
Busquets doli dje me pozitiv, derisa ky i fundit ishte titullar në miqësoren ndaj Portugalisë.
Pas testimeve të bëra, Spanja ka konfirmuar se të gjithë lojtarët kanë dal negativ.
“Të gjithë lojtarët, stafi dhe dialogu i plotë i Kombëtares kanë dal negativ. Spanja do vazhdojë të bëjë testimet për të gjithë futbollistët”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, Spanja U21 do ta zhvillojë miqësoren ndaj Lituanisë.