Real Madrid zgjodhi si pasues të Zinedine Zidane italianin Carlo Ancelotti. Presidenti Florentino Perez kishte një ide tjetër.
Ai donte për pankinën Antonio Conten, fitues i Serie A në Itali me Interin sezonin e fundit.
Duncan Castle ka zbuluar në The Times se presidenti i Reali është detyruar të ndryshojë mendim për shkak të futbollistëve.
Gati 10 lojtarë kishin kontaktuar Perez dhe kishin qenë të qartë me të, duke i dhënë se nëse merr Conte ata atëherë do të largoheshin.
Në këto kushte Perez ka vendosur të rikthejë Carlo Ancelottin, i cili shquhet si një trajner liberal dhe që krijon raport të mirë me futbollistët.