Llapi sot (e hënë) ka konfirmuar se kanë ndarë rrugët me kapitenin Mentor Zhdrella.
Zhdrella që katër vite ishte pjesë e Llapit, me të cilët edicionin e kaluar arriti suksesin historik duke fituar Kupën e Kosovës.
Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook, Zhdrella ka falënderuar klubin.
Postimi i plotë
Sot mora një vendim që nuk ishte aspak i lehtë për mua. Po largohem nga Llapi pasi kalova 4 vite të mrekullueshëm. Jam krenar që ndihmova klubin të arrinte synimin historik për të fituar një trofe, Kupën e Kosovës. Fillimisht, dua t’i falënderojë tifozët që gjithmonë na kanë qëndruar afër, si në momentet e mira e deri te ato më të vështirat. Falënderoj presidentin Beqir Batatina gjithë trajnerët që kam punuar me ta, stafin, bashkëlojtarët. Ishte nder dhe emocion i madh për mua që si kapiten të ngrisja trofeun e parë dhe këtë moment nuk do ta harrojë kurrë. Unë po largohem por jam i lumtur që po e lë Llapin në duar të sigurta dhe me një të ardhme të ndritur.