Gjilani sot (e hënë) konfirmoi transferimin e futbollistit Albert Dabiqaj.
Dabiqaj u largua nga Feronikeli dhe vendosi t’i bashkohej skuadrës që drejtohet nga Ismet Munishi.
Pasi nënshkroi kontratë, Dabiqaj edhe ka folur edhe për faqen zyrtare të klubit gjilanas duke shpjeguar arsyet që iu bashkua klubit dhe synimet.
“Projekti dhe objektivat e klubit më kanë bindur që të bashkohem me Gjilanin”.
“Me punë dhe përkushtim shpresojmë t’i ndihmojmë klubit t’i realizojë objektivat e parashtruara. Nuk do të kursehem për të dhënë maksimumin tim. Shihemi në kampionat”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Gjilani edicionin tjetër synon titullin kampion.