Pas testimit pozitiv të Sergio Busquets me koronavirus kombëtaret pjesëmarrëse në Euro 2020 kanë rritur masat e sigurisë.
Federata Portugeze e Futbollit zbuloi këtë të hënë se ka vaksinuar lojtarët e thirrur për Kampionatin Evropian, pa specifikuar kohën se kur ndodhi kjo.
“Procesi i vaksinimit u zhvillua me një aksion të kryer në kohën e duhur”, shkruhet në komunikatën e Federatës Portugeze të Futbollit.
Portugalia do të luajë ndeshjen e parë të “Euro 2020” kundër Hungarisë me 15 qershor.