Tottenhami ia cakton çmimin Kanes

Futboll

Tottenhami ia cakton çmimin Kanes

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 08:21
Harry Kane

Tottenhami është pajtuar me kërkesën e Harry Kanes që në këtë verë t’i ndajnë rrugët.

Sulmuesi anglez dëshiron të kalojë te ndonjë skuadër ku mund të fitojë trofe, madje në Ligën Premier.

Sipas asaj që raporton The Sun, Spurs po kërkojnë plotë 160 milionë euro për kartonin e Kane.

Në garë për transferimin e sulmuesit anglez është Manchester City që është i gatshëm të ofrojë dy lojtarë për të arritur marrëveshjen.

Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus janë në listën e largimeve të Pep Guardiolës, andaj mund të përdoren në marrëveshjen me Tottenhamin.

Kane është aktualisht lojtari më cilësor në këtë afat kalimtar, duke ditur që edicionin e kaluar shënoi 23 gola dhe bëri 14 asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat