Kombëtarja e Kosovës U21 dje zhvilloi stërvitjen e 12-të me radhë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dardanët e rinj zhvilluan përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin evropian 2023 kundër Kombëtares U21 të Andorrës.
Të përzgjedhurit e Michael Nees u shprehen të kënaqur me stërvitjet e zhvilluara deri tani e po ashtu u shprehën optimist për paraqitje dhe rezultat të mirë kundër Andorrës.
Ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Andorrës U21 zhvillohet sot (e martë) nga ora 20:00 dhe transmetohet në platformën Art Motion.