Kombëtarja e Holandës në futboll ka konfirmuar se mesfushori Doni van de Beek do mungojë në “Euro 2020”. Holandezi ka pësuar lëndim dhe si rezultat i kësaj do humbas Kampionatin Evropian.
Përzgjedhësi i Holandës, Frank de Bur ka vendosur të mos ftojë ndonjë zëvendësues për mesfushorin.
Komunikata e plotë e Holandës:
“Donny van de Beek mungon në Euro 2020. Van de Beek do largohet nga Kampionati Evropian.
Mesfushori është duke vuajtur nga lëndimi.
Si rezultat, ai nuk do jetë i gatshëm për Euro 2020. Frank de Bur nuk do ftojë zëvendësues për Van de Beek. Shërohu sa më shpejtë Doni”, shkruhet në komunikatë.