Kampioni i Kosovës, Prishtina, ka mësuar rivalin e gjysmëfinales së play-off-i të parakualifikuese të Champions League në futboll.
Prishtina do të përballet me ekipin nga San Marino, SS Folgore.
Skuadra nga kryeqytetit është favorite dhe pritet të kalojë në rrethin tjetër.
Bardhekaltrit drejtohen nga trajneri Zekirija dhe sfidën do të zhvillojnë me 22 qershor.