Llapi vazhdon me përforcime

Futboll

Llapi vazhdon me përforcime

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 12:15
Llapi vazhdon me përforcime

Skuadra e Llapit nga Podujeva vazhdon me përforcime. Kësaj radhe përfocohet me një futbollist nga Shqipëria.

"Ish-sulmuesi i Besës së Kavajës rrit konkurrencën në repartin ofanziv.Skuadra e Llapit ka afruar në radhët e saj sulmuesin e qendrës nga Elbasani, Jurgen Peqini. 22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës ka firmosur kontratë 3 vjeçare dhe është bashkuar në përgatitjet e skuadrës për ndeshjet ndërkombëtare.

Jurgen Peqini, 22 vjeç, i lindur në Elbasan më 24.08.1998, i gjatë 1.88 m është sulmues qendre. Ai së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës. Karrierën e ka nisur tek skuadra e vendlindjes, Elbasani, për të kaluar më pas tek Teuta. Karrierë ka bërë edhe tek Turbina.

2016/17 – KF Elbasani (5 gola, 3 asistime)

2017/18 – KF Teuta (6 gola)

2019/20 – KF Turbina (11 gola, 10 asistime)

2020/21 – KF Besa Kavajë (5 gola, 8 asistime)", njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat