Çfarë po ngjan me Vllazninë?

Futboll

Çfarë po ngjan me Vllazninë?

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 12:35
Çfarë po ngjan me Vllazninë?

Ankandi për shitjen e aksioneve të Vllaznisë po kthehet në telenovelë. Komisioni i Prokurimit Publik ka urdhëruar Bashkinë Shkodër të pezullojë çdo procedure dhe të mos kryejë asnjë veprim deri në shqyrtimin e ankesës së bërë dhe marrjen e vendimit përfundimtar.

Ky zhvillim i ri ka ndodhur pas ankesës së bërë nga subjekti “Almiro Gurakuqi & Carpathia Albania shpk”, e konsideruar konform ligjit nga ky komision.

Në këto rrethana, është vendosur që të shqyrtohet ankesa e paraqitur nga ky subjekt, duke mos lejuar asnjë veprim tjetër nga autoriteti shitës.

Bashkia Shkodër detyrohet të dërgojë të gjithë informacionin për procedurën e ndjekur për ankandin dhe të japë argumentet për pretendimet e subjektit që është ankuar dhe detaje të tjera të këtij procesi.

Autoritetit shitës i duhet t’i dorëzojë këto dokumente brenda një periudhe 5-ditore dhe më pas do të jetë Komisioni i Prokurimit Publik që do të japë vendimin e tij për vazhdimin e ankandit të Vllaznisë, apo rikthimin e tij nga e para. Kjo do të thotë se edhe për disa kohë kjo çështje nuk do të marrë zgjidhje dhe Vllaznia do të vazhdoje të jetë pa president..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat