Dje kanë nisur bisedimet për të ardhmen e Sandro Tonalit.
Sipas “TuttoSport”, presidenti i Breshas, Masimo Çelino, ka kontaktuar me drejtuesit e Milanit për mesfushorin 21-vjeçar për kartonin e të cilit kuqezinjtë kërkojnë të paktën 15 milionë euro zbritje.
Tonali është i huazuar për 10 milionë euro nga Bresha teksa gjatë kësaj vere duhej të ushtrohej e drejta e blerjes nga Milani, ku lojtari nuk shkëlqeu dhe duke rezultuar shumë larg pritshmërive.
Në Serinë A italiane, Tonali është aktivizuar në total në 25 sfida nga ku nuk ka realizuar asnjë gol dhe asnjë asist, ndaj për shkak të këtij rendimenti krerët e “Djallit” do të tentojnë një zbritje nga vlera totale prej 35 milionë eurosh.