Mesfushori i Chelsea-t, Ruben Loftus-Cheek, është emri i parë në listën e klubit të Lazios për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Bardhekaltrit kanë nisur bisedimet me londinezët për ta marrë futbollistin në formë huazimi.
25-vjeçari sezonin që u mbyll luajti i huazuar te Fulhami, ekip ku u aktivizua 30 herë, duke realizuar edhe një gol.
Futbollisti, i cili është rikthyer në “Stamford Bridge”, duket se nuk do të qëndrojë gjatë, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Tuchel për të ardhmen dhe klubi ka dhënë “ok” për largimin e tij gjatë merkatos së verës.