Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka analizuar shortin dhe përballjen me kampionët e San Marinos.
“Short siç e kemi dëshiruar. Por, nëse e marrim që ka mbaruar puna me short, atëherë kemi dështuar.
Besoj që do ta gjejmë formën optimale që të përballojmë me sukses kampionët e San Marinos.
Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë turnir, shorti i të cilit na gëzon, por nuk na jep aspak komoditet. Kemi pak njohuri për kundërshtarin, po do t’i hulumtojmë dhe t’i analizojmë derisa të vije dita e ndeshjes”, ka thënë Ramadani.