Vazhdojnë bisedimet mes drejtuesve të Milanit dhe Realit të Madridit për të ardhmen e Brahim Diaz.
Kuqezinjtë janë të kënaqur me atë që ka dhënë 21-vjeçari me fanellën kuqezi.
Sulmuesi është përmirësuar ndjeshëm nën drejtimin e trajnerit Stefano Pioli, i cili dëshiron ta mbajë spanjollin në Milanello.
Palët vazhdojnë me intensitet bisedimet, teksa italianët kërkojnë të rinovojnë huazimin edhe për një sezon, për ta blerë më pas përfundimisht kartonin e Diaz.