Muamed Sejdini iu drejtohet reprezentuesve, seleksionuesi Angellovski s’e dëgjon!
Reprezentuesit e Nacionales së Maqedonisë në futboll me fluturim çarter, sot ora 10:30, janë nisur për në Bukuresht në përgatitjet finale para fillimit të kampionatit europian 2020, përcjell News-TV.
Para nisjes së tyre, kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini, ishte në hotel ‘Hilton’ prej nga iu uroi suksese të mëdha në kampionat në mënyrë që të sjellin gëzime të reja në vendin tonë.
Megjithatë, derisa fliste kreu i FFM-së, Sejdini, seleksionuesi Igor Angellovski, i cili ishte në rreshtin e parë, nuk e dëgjonte (shiko foton), që dëshmon se raportet mes tyre ende janë të ftohura.