Promovohet te FC Struga Trim Lum!
Besmir Bojku është kthyer në Strugë, pas disa sezoneve të kaluara në Superligën e Kosovës, te Feronikeli, ish-kampion, pastaj te Shkëndija e Tetovës, FC Shkupi, Rabotnicki e Makedonija GJP në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.
Mesfushori i njohur edhe zyrtarisht është prezantuar si përforcim i madh te skuadra e FC Struga Trim Lum.
26-vjecari do të jetë përforcim i madh për struganët në sezonin e ri, por edhe në debutimin e FC Struga Trim Lum në ndeshjet ndërkombëtare, pasi Bojku ka një përvojë ndërkombëtare duke luajtur me Shkëndijën dhe Feronikelin.