Kanë mbetur vetëm edhe tre ditë deri në fillimin e Kampionatit Evropian 2020, ku shumë kombëtare janë ende duke vazhduar parapërgatitjet me ndeshje miqësore.
Programin e sotëm të miqësoreve do ta hap ndeshja mes Kosovës dhe Guinesë, ku “Dardanët” do të kërkojnë ta regjistrojnë fitoren e tretë radhazi, ndërsa sot ndeshje do të zhvilloj edhe Kombëtarja e Shqipërisë, si mysafire e Republikës së Çekisë.
Ndeshje interesante do të jenë edhe ajo me Francës e Bullgarisë, dhe në kuadër të grupmoshave U21, Shqipëria do të zhvilloj ndeshje në udhëtim kundër Kombëtares së Bullgarisë.
Programin e plotë të miqësoreve për ditën e sotme e gjeni më poshtë.
16:00 Kosova – Guinea
17:30 Bullgaria U21 – Shqipëria U21
18:00 Kameruni – Nigeria
18:00 Polonia – Islanda
19:00 Gambia – Togo
20:00 Benin – Zambia
20:00 Hungaria – Irlanda
20:15 Republika e Çekisë – Shqipëria
21:00 Maroku – Gana
21:00 Senegali – Kepi i Gjelbër
21:10 Franca – Bullgaria