Ofertë 80 mijë euro nga Ballkani i Therandës!
Tomas Brdariç ka refuzuar një ofertë mjaft të mirë nga Ballkani i Suharekës.
Klubi i Superligës së Kosovës jepte 80 mijë euro neto në sezon gjermanit, pa përfshirë këtu bonuset për çdo fitore në kampionat dhe Kupë, e gjithashtu trofetë që mund të merrte si trajner i Ballkanit, teksa shifra mund të shkonte 120 mijë euro në total, shkruan panoramasport.
Gjithsesi, pasi u mendua gjatë dhe e diskutoi këtë opsion me miqtë e tij, Brdariç zgjodhi të pranonte ofertën e Vllaznisë, që i jepte më pak se Ballkani, por ama në Shkodër do të vazhdonte një punë të nisur prej një viti dhe për më tepër kishte arritur një sukses jo të vogël..