Llapi ndeshet me Prishtinën në Gjakovë

Futboll

Llapi ndeshet me Prishtinën në Gjakovë

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:36
Llapi ndeshet me Prishtinën në Gjakovë

Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva do të ndeshet me Prishtinën, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet në garat evropiane.  

“Fituesi i titullit kampion, FC Prishtina dhe fituesi i Kupës së Kosovës, KF Llapi, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndërkombëtare, të shtunën më 12 qershor në ora 17:30 në stadiumin e qytetit në Gjakovë zhvillojnë ndeshje miqësore”, njofton KF Llapi.

Është një miqësore e mirëseardhur për të dy ekipet për të pa formën.

Prishtina është në garat parakualifikuese në Champions dhe Llapi në Conference League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat