Megzon Visoka mbrëmë është emëruar kryetrajner i KF Ferizajt, që garon në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.
Visokën e pret një punë e madhe me ekip dhe me ambicie të qarta, që të rikthejë në elitën e futbollit të Kosovës.
Pas një takimi me presidentin e FC Ferizaj, Lulzim Abazi, arritëm marrëveshje që unë të jem prijësi i FC Ferizaj ne kampionatin 2021/2022.
Falënderoj bordin e aksionarëve të klubit në krye me Presidentin Lulzim Abazi dhe drejtorin Agron Selmani për besimin e dhënë që une ti prije klubit te Ferizajit ne kampionatin e ri.
Shpresoje dhe besoj shumë që me një punë të përbashkët duke filluar nga aksionarët e klubit, menaxhmenti dhe stafi teknik do të arrijmë që tifozëve ferizajas të ua kthejmë gëzimin, ndërsa klubin FC Ferizaj ta dërgojmë në rrugën e sukseseve”, ka shkruar Visoka në profilin e tij në facebook.