Pak muaj më parë Marek Hamsik u rikthye në Europë pas eksperiencës në Kinë me Dalian, duke bërë një zgjedhje të çuditshme siç ishte firma me me Goteborg në kampionatin suedez.
Sllovakut 33-vjeçar i kanë mjaftuar 6 ndeshje dhe një goli shënuar për të bindur Trabzonspor që t’i bëjë një ofertë.
Hamsik ka pranuar dhe këtë të martë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Klubi turk e ka njoftuar afrimin e tij me një video të veçantë, ku mesfushori shfaqet si një gladiator.
Një afrim i rëndësishëm ky për skuadrën nga Trabzoni që me ish-mesfushorin e Napolit në skuadër do të tentojë fitimin e titullit kampion sezonin e ardhshëm.