Kombëtarja e Kosovës U-21 i fillon me këmbë të mbarë kualifikueset për Kampionatin Evropian.
Një fitore shumë domethënëse dhe është arritur në 8 minutat e fundit.
Pjesa e parë përfundoi pa gola në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Në minutën e 82-të, zëvendësuesi Dion Berisha realizon për 1:0. Ndërkaq, në minutën e 88-të, Mark Marleku thellon fitoren në 2:0.
Kosova arkëton tre pikë në hapje të grupit G dhe renditet në vend të dytë me 3 pikë sa ka edhe lideri Shqipëria.