Bare pas ndeshjes me Çekinë: Rezultati na mungoi

Futboll

Bare pas ndeshjes me Çekinë: Rezultati na mungoi

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 22:34
Bare pas ndeshjes me Çekinë: Rezultati na mungoi

Keidi Bare foli pas humbjes 3-1 në miqësoren ndaj Çekisë, shkruan panoramasport.. Në prononcimin pas ndeshjes, mesfushori fierak ndër të tjera u shpreh:

“Kemi folur shumë gjatë për sulmin, jemi stërvitur gjatë. Bëmë gjënë e duhur, sulmuam, por rezultati na mungoi. Ishte e pamundur. Ishin thjesht 2 ndeshje miqësore, ne provuam skema, lojtarë për ndeshjet e shtatorit.

Të gjithë lojtarët japin maksimumin e tyre. Asnjë nga ne nuk dëshiron të humbë as në miqësore as në ndeshjet kualifikuese. Duhet të vazhdojmë me një rritëm më të lartë dhe t’i bëjmë gjërat më mirë në shtator.

Këto ishin ndeshje provuese për ne, për të bërë sa më mirë në ndeshjet e shtatorit. Provuam disa gjëra, skema të ndryshme. Mendoj që çunat dhanë 100 në fushë, shpresoj që në shtator të vijnë të gjithë në formë dhe pse jo të marrim 3 fitore”, u shpreh Bare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat