Franca triumfon, por e shqetëson Karim Benzema

Futboll

Franca triumfon, por e shqetëson Karim Benzema

Nga: K.Goca Më: 8 qershor 2021 Në ora: 23:01
Franca triumfon, por e shqetëson Karim Benzema

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Bullgarisë, megjithatë lëndimi i Karim Benzemas shqetëson tejmase këtë kombëtare. 

Në minutën e 39-të, Benzema u largua nga fusha pasi që lëndoi këmbën e majtë. 

Në minutën e 29-të, një top i devijuar nga një mbrojtës bullgar, Antoine Griezmann nga rreth 15 metra godet me gërshërë duke shënuar supergol në këndin e poshtëm të djathtë, 1:0. 

Në minutën e 83-të dhe në atë të 90-tën, Olivier Giroud shënon dy gola për fitoren me rezultat 3:0.

Franca zhvilloi lojë të mirë në Paris, një miqësore që i shërbeu për të pa formën e secilit futbollist, por janë të shqetësuar me lëndimin e Benzemas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat