Skuadra e Llapit ka arritur të sigurojë shërbimet e një mbrojtësi mjaft kualitativ.
Pas disa largimeve nga skuadra, KF Llapi në krye me Tahir Batatinën kanë filluar të përforcojnë skuadrën me disa prurje të reja.
Klubi i Llapit fitoi Kupën e Kosovës, me ç’rast do të luajë në kualifikimet për UEFA Conference League dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë filluar të mendojnë për transferimet e reja që do të bëhen në këtë merkato, para ndeshjeve në arenën evropiane.
Media mëson se transferimi më i ri i Llapit është mbrojtësi, Dardan Jashari.
Jashari deri më tani ishte pjesë e Ferizajit, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe tek Llapi e Ballkanit, pra rikthehet sërish në kampin “Zahir Pajaziti”.
Ai pritet të zyrtarizohet sot në klubin e Llapit.